Politika e Privatësisë

Hyrje

Mirë se vini në Tulu, platforma ku loja juaj shpërblehet me çmime reale. Këto Kushte të Përdorimit rregullojnë përdorimin tuaj të aplikacionit mobil, faqes së internetit dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga Tulu (në pronësi të Mad Achievements). Duke u regjistruar ose duke përdorur platformën tonë, ju pranoni të gjitha kushtet e përshkruara më poshtë. Nëse nuk pajtoheni me to, ju lutemi mos e përdorni platformën.

Të dhënat që mbledhim

Të dhënat e llogarisë dhe verifikimi KYC: Kur regjistroheni, ne mbledhim emrin, mbiemrin, email-in dhe numrin e telefonit. Meqenëse platforma jonë ofron çmime me vlerë të lartë, verifikimi i identitetit (KYC) është i detyrueshëm gjatë regjistrimit. Kjo përfshin dorëzimin e një kopje të letërnjoftimit ose pasaportës, si dhe numrin personal. Pa përfunduar me sukses këtë verifikim, nuk do të mund të përdorni platformën apo të merrni pjesë në gara.

Të dhënat e përdorimit dhe lojës: Ne mbledhim informacione për mënyrën se si ndërveproni me platformën, përfshirë rezultatet e lojërave, pikët e fituara, garat ku merrni pjesë, kohën e kaluar në lojë dhe çdo veprim brenda aplikacionit. Këto të dhëna janë të nevojshme për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe për të përcaktuar fituesit.

Të dhënat e pajisjes: Mund të mbledhim informacione për pajisjen tuaj mobile, përfshirë modelin, sistemin operativ, identifikuesit unik dhe të dhënat e rrjetit, për të siguruar funksionimin korrekt të aplikacionit dhe lojërave.

Të dhëna shtesë për çmime: Nëse jeni fitues i një gare dhe kualifikoheni për çmime të mëdha si veturë apo shtëpi, mund të kërkohen dokumente shtesë për të përmbushur obligimet ligjore dhe tatimore lidhur me transferimin e pronësisë së çmimit.

Si i përdorim të dhënat tuaja

Verifikimi i identitetit (KYC): Ne përdorim të dhënat tuaja për të siguruar që çdo llogari i përket një personi real dhe unik, duke parandaluar mashtrimet dhe krijimin e shumë llogarive.

Organizimi i garave: Të dhënat përdoren për regjistrimin tuaj në lojëra, ndjekjen e pikëve dhe përcaktimin e fituesit me rezultatin më të lartë në çdo garë.

Komunikimi: Ne përdorim informacionin tuaj për t’ju njoftuar për gara të reja, përditësime të platformës dhe për t’ju kontaktuar nëse jeni fitues.

Përmirësimi i platformës: Analizojmë përdorimin e aplikacionit për të zhvilluar funksione të reja dhe për të krijuar përvoja më të mira për përdoruesit.

Siguria dhe integriteti: Të dhënat përdoren për të parandaluar mashtrimin, për të zbatuar kushtet e përdorimit dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë për të gjithë lojtarët.

Përputhshmëria ligjore: Përdorim informacionin për të respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi, veçanërisht për çmime me vlerë të lartë dhe raportim tatimor.

Si i mbrojmë të dhënat tuaja

Ne përdorim masa të avancuara teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar, humbja ose keqpërdorimi. Këto masa përfshijnë enkriptimin e të dhënave, firewall dhe kontroll të rreptë të qasjes. Vetëm stafi i autorizuar i Mad Achievements ka qasje në të dhënat tuaja dhe vetëm për qëllimet e përshkruara në këtë politikë.

Çmimet dhe verifikimi

Duke marrë pjesë në gara dhe duke konkurruar për çmime si vetura apo shtëpi, ju pranoni që verifikimi fillestar KYC gjatë regjistrimit është i detyrueshëm dhe kusht për përdorimin e platformës. Nëse fitoni, mund të kërkohet verifikim shtesë për të përmbushur kërkesat ligjore për transferimin e çmimit.

Tulu rezervon të drejtën të publikojë emrin ose përdoruesin tuaj në listat e fituesve për transparencë.

Fitimi i çmimeve të mëdha mund të jetë subjekt i ligjeve tatimore. Është përgjegjësia juaj të konsultoheni me një ekspert tatimor dhe të deklaroni çmimin sipas ligjit.

Mosdorëzimi i dokumenteve të kërkuara brenda afatit mund të rezultojë me pezullim të llogarisë ose humbje të së drejtës për të marrë çmimin.

Shpërndarja e të dhënave

Ne nuk i shesim, shkëmbejmë apo japim me qira të dhënat tuaja personale palëve të treta për qëllime marketingu. Megjithatë, mund t’i ndajmë me partnerë për verifikim KYC, partnerë për dorëzimin e çmimeve, ofrues shërbimesh dhe autoritete ligjore kur kërkohet me ligj.

Të gjithë partnerët janë të detyruar të mbrojnë të dhënat tuaja përmes marrëveshjeve të konfidencialitetit.

Politika e Rimbursimit

Të gjitha blerjet e coins në platformën Tulu janë përfundimtare dhe nuk rimbursohen, pasi përdoren menjëherë për pjesëmarrje në gara; megjithatë, në raste të veçanta si gabime teknike në pagesë, faturim i dyfishtë apo transaksione të pasuksesshme por të debituara, përdoruesit mund të paraqesin kërkesë për rimbursim brenda 7 ditësh nga data e pagesës duke kontaktuar në [email protected] , dhe kërkesat do të shqyrtohen individualisht, ndërsa rimbursimi mund të refuzohet nëse coins janë përdorur, në rast të ndryshimit të mendjes apo shkeljes së kushteve të përdorimit.

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin e tyre dhe fshirjen, përveç rasteve kur jemi të detyruar t’i ruajmë sipas ligjit (p.sh. për arsye tatimore).

Gjithashtu mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, duke kuptuar që kjo mund të çojë në mbylljen e llogarisë, pasi verifikimi KYC është i detyrueshëm për përdorimin e platformës.

Për çdo kërkesë, na kontaktoni në: [email protected]

Ndryshimet në politikë

Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshime në praktikat tona ose kërkesat ligjore. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe, nëse është i rëndësishëm, do t’ju njoftojmë përmes email-it ose aplikacionit.

Kontakti

Nëse keni pyetje rreth kësaj politike ose mënyrës si trajtohen të dhënat tuaja, mos hezitoni të na kontaktoni.

Email: [email protected]

Adresa: Ulpianë, Prishtinë - Kosovë